LAJMI I FUNDIT/ U nda nga jeta haxhi Shefketi që pësoi në rastin Monstra

99

PIKLLIM PER TE PARIN QE E PESOI NE RASTIN “MONSTRA”

Sot e varrosem h. Shefket Zendeli, Zoti e pranofte ne meshiren e Tij dhe e shperblefte me Xhennet!
Ky qe sot u be i ndjere ishte i pari qe e pesoi diten e 1 Maj 2012 ate dite

KUR POLICIA MAQEDONE E MSYNI SHQIPTARINE

nen komanden e Gordana Jankulloskes dhe grupit i cili e kishte marre persiper bastisjen, shkatrrimin e shtepive dhe nenshtrimin e tyre fizikisht, moralisht, kombtarisht dhe fetarisht duke i neperkembur, rrahur, maltretuar e poshteruar nen pretekstin e vrasjes makabre tek liqeni i Smilkoves!
Shtepia dhe familja e h. Shefqetit ishin njera nga familjet target i ketyre hordhive pasi nipi i tij “ishte i pajisur me teknologji, mjete dhe elektronike si te Pentagonit bile edhe me te avancuar!!!” qe do ta “destabilizonte shtetin e Maqedonise”!

Ky lloj i luftes speciale, ku do te pasonte nje propagande mediatike e paguar dhe e porositur, qe ishte parapergaditur ne kuzhinen e qeverise se atij i cili per me teper se nji dekade e vodhi, e shkaterroi dhe e plaqkiti nje shtet te tere per te jetuar sot ne luks, si i arratisur nga ligji ne qytetin e Budapestit, ne shtetin ku mbizotron nje ligj i njejte me te Gruevskit mu ne mes te Bashkimit Europjan, me nje dem te shkaktuar me dhjetra MRD euro.

Per t’i shperlar parate e pista qe kish fitu Nikolla me shoket e vet, nder ta edhe “shqiptar” inskenuan rastin me emer te koduar “Monstra”, por ne fakt kush ishin monstrat e verteta, ata te cilet duheshte ta mbulojne rastin apo ato te cilet u arratisen me para te vjedhura te cilet i dogjen gjitha materialet dhe argumentet per te bemat e tyre, por edhe duke i shkaterruar aparatet e pergjimit te cilat i kishin shfrytezuar per shantazhe dhe montime te qytetareve te pafajshem.

Diten e Aventures se 1 Majit 2012, duke i shqelmuar dyert e shtepive shqiptare u gjet i goditur, i pergjakur dhe i alivanosur ky plak i cili ishte zgjuar nga zhurma dhe turma e policise, nje polici e nxitur, pushtuese dhe shkaterruese maqedone…

P.S. Pusho i qete h. Shefket! Askush me nuk ka mundesi te plagos, te poshteroj dhe te alivanose nga goditja e ndonje regjimi arogant dhe antishqiptar. Deri me sot ishe edhe ti deshmitar se si eshte “reformuar” gjyqsori dhe si po gjykohen rastet: Gordana me “bllaga merka” se paska femi te vogel e te tjeret jo-nuk kishin, njerit po i dhemb veshi, tjetrit zemra, ai tjetri ka pas emocione…etj, etj, por, thelle besoj se do te vine pas teje, sigurisht do te orvaten edhe falje te kerkojne disa qe te kan lenduar e disa qe i kane mshel syte per kete operacion, por ti e din!

Lutem per ty o h. Shefket. (Bedri Hajdari)