Lajmi i shpërndarë nga Kina për koronavirusin: Shërohet me ujë me limon!

Advertisment

Në internet qarkullon një lajm, i cili thuhet se mbështetet në mesazhin e një studiuese kineze, Shenme Minzi.

Ajo thotë se koronavirusi herët a vonë do të mbërrijë në çdo vend të botës, e nuk ka dyshim se disa prej tyre mund të mos i ketë mjetet e duhura për ta frenuar. Ndaj këshillon përdorimin sa më shumë të vitaminës C natyrale për forcimin e sistemit imunitar.

Reklame

Minzi thotë se nuk ka vend për shqetësim, sepse është një virus që mund të largohet, edhe pse për atë aktualisht nuk ka vaksina e trajtime specifike, ndërsa mutacionet gjenetike që ka pësuar, e bëjnë aq të rrezikshëm sa të mos nënvlerësohet. Ajo citon një farë profesor Chen Horin, CEO i spitalit ushtarak të Pekinit të deklarojë se një masë e mirë që mund të merret kundër virusit të ri është uji I nxehtë me limon.

Limoni ndahet në tre pjesë e vendoset në një tas, i hidhet sipër ujë i nxehtë dhe duhet pirë çdo ditë. Ky lajm megjithatë nuk ka bindur shumë njerëz, që kanë kërkuar por nuk kanë arritur të verifikojnë emrat e përmendur, e as vërtetësinë e pretendimeve mbi “mrekullinë” e ujit të nxehtë me limon. Me shumë gjasë pra, mund të bëhet fjalë për një “fake news”