#

Një aksident me pasojë vdekjen e një shqiptari nga Kosova ka ndodhur në Gjermani. Argëtimi Luma, 19-vjeç humbi jetën në një aksident mëngjesin e ditës së sotme.

I riu nga fshati nga fshati Glloboçicë do të varroset në Gjermani. Lajmi bëhet i ditur nga një faqe në rrjetet sociale, “Fshati Glloboçiçë” ku shkruhet:

Njoftim:

Pas një aksidenti të sotëm në orët e hershme të mëngjesit në Gjermani humbi jetën 19 vjeqari djali i Abil Qani Lumës. Argëtim Luma

Varrimi i të ndjerit bëhet në Gjermani.

Ngushëllime të pëzemërta familjes! Zoti e mëshiroftë të ndjerin e familjarët i forcoftë me durim”, shkruhet në njoftim./noa.al/