Lajthitë organike nga Maqedonia, në supermarketet zvicerane

Advertisment
HTML Image as link

Në saje të bashkëpunimit mes shetit të Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut, tani lajthitë e prodhuara në Maqedoni do të shiten në marketet zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Mbështetjen zvicerane, “Nelkoski Organic”, prodhues vendor i lajthive dhe produkteve me bazë lajthie, plotësoi standardin rigoroz “BioSuisse” dhe i lidhur me zinxhirin më të madh zviceran të supermarketeve “Coop”.

Reklame

Grupi i parë i lajthive organike të “Nelkoskit” tashmë janë dërguar në Zvicër dhe gjenden në tregjet në gjithë vendin.

′′Tregu zviceran është shumë konkurrues kur bëhet fjalë për standardet e cilësisë. Hyrja në një treg të tillë selektiv dëshmon shkëlqësinë e produktit tonë. Shpresojmë që kjo do të hapë dyert për më shumë tregje eksportesh, të zgjerojë portofolin e klientëve tanë si dhe zinxhirin e fermerëve dhe prodhuesve vendas me të cilët punojmë”, tha Boshko Nelkoski, themeluesi i kompanisë. /Albinfo.ch