Lakers shpallen kampionë të NBA për të 17 herë

Advertisment

“Los Angeles Lakers” i dhanë fund një pritjeje 10-vjeçare për titullin e 17-të në NBA.

Ata mundën “Miami Heat” 106-93 në ndeshjen e gjashtë të finales duke vulosur një fitore 4-2.

Reklame

Lojtari më i vlefshëm i Finales (MVP) LeBron Xhejms shënoi 28 pikë, 14 ribaund dhe 10 asiste ndërsa Antoni Dejvis dhe Raxhon Rondo shënuan nga 19 pikë.

Me kwtw fitore, Lejkërs barazojnw “Boston Celtics” për numrin e kampionateve të fituara të NBA.

Lideri i skuadrës ishte pikërisht, LeBron Xhejms. Lejkërs bëhet ekipi i tretë me të cilin ai ka arritur të fitojë një kampionat NBA, duke u shpallur gjithashtu edhe lojtari më i mirë i ekipit.

“Do të thotë shumë të përfaqësosh këtë klub”, tha Xhejms./ Opinion.al