Larg dritareve! Autoritetet paralajmërojnë italianët pasi raketa kineze pritet të përplaset në tokë

Pjesë përbërëse të raketës kineze Long March mund të prekin dhjetëra rajone italiane. Mediat në vend bëjnë të ditur se lajmi është konfirmuar nga Mbrojtja Civile.

Rajonet që mund të preken janë Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria, Siçilia dhe Sardenja.

Reklame

Siç raportojnë mediat italiane, parashikohet që raketa të bjerë në Tokë rreth orës 2:24 të mëngjesit të 9 majit, me një diferencë kohore pasigurie prej 6 orësh. Këshilla e ekspertëve është banorët e këtyre rajoneve të qëndrojnë brenda banesave.

Në intervalin kohor të shqyrtuar, sipas Mbrojtjes Civile ekzistojnë tre trajektore që mund të përfshijnë Italinë.

Një sërë ekspertësh teknik të përbërë nga një anëtar i zyrës së Këshilltarit Ushtarak të Kryeministrit, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme – Departamenti i Zjarrfikësve, Mbrojtjes -Forcat Ajrore – Isoc dhe Punët e Jashtme, Enac, ENAV, Ispra dhe Komisioni i Posaçëm i Mbrojtjes Civile të Konferencës së Rajoneve – do të vazhdojnë të punojnë së bashku me përfaqësuesit e rajoneve potencialisht të përfshira, thuhet të njoftim.

“Qëndroni në shtëpi, larg dyerve dhe dritareve. Nuk ka gjasa që fragmentet të shkaktojnë shembjen e ndërtesave dhe për këtë arsye do të konsiderohen më të sigurta sesa vendet e hapura. Qendroni larg dyerve dhe dritareve,” këto janë këshillat për banorët e rajoneve të rrezikuara.