Largohet nga PDSH-ja deputetja Merale Ferati

Advertisment

Deputetja e PDSH-së, Merale Ferati siç duket i ka dhënë lamtumirën e fundit partisë së krijuar nga Arbër Xhaferi – PDSH. Deputetja Ferati nuk është parë në tubimet e fundit të partisë dhe më e dhimbshmja ajo sot nuk ishte edhe në forumin e gruas ku u zgjodh Fatmire Isaku kryetare e forumit.

Siç mësohet jozyrtarisht, Ferati është larguar nga PDSH-ja shkaku i politikave të gabuara.
Zyrtarisht ky informacion ende nuk është konfirmuar.