Lazim Destani dhe ‘Ecolog’ nuk ndalen pas Maqedonisë vazhdojnë me dhurimin e tabletëve edhe në Kosovë

Advertisment

Në mbështetje të mësimit në distancë, Lazim Destani dhe kompania “Ecolog International” kanë vendosur të japin një donacion prej qindra tabletësh për nxënësit e Kosovës, të cilët në mungesë të pajisjeve nuk mund të vijojnë mësimin në distancë.

Këta tabletë do të shpërndahen nga kompania “Ecolog” në disa komuna të Republikës së Kosovës dhe pastaj komunat marrin përsipër shpërndarjen e tyre te nxënësit, në bazë të kritereve të përcaktuara nga komunat.

Reklame

Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ministrja Hykmete Bajrami ka falënderuar Destanin dhe kompaninë “Ecolog” për këtë donacion shumë të rëndësishëm për nxënësit e Kosovës, i cili kontribuon direkt në rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së nxënësve në mësimin në distancë.

Nga ana e tij, filantropi Lazim Destani ka falënderuar për bashkëpunim MASHT-in dhe institucionet e tjera relevante, duke u shprehur se “arsimi dhe shkenca janë shtyllat kryesore të një shoqërie”.

Ai ka potencuar se investimet në këta segmentë janë mbështetja më e madhe që mund t’ia bësh një kombi.

Destani ka thënë se përgjegjësia shoqërore e “Ecolog International” në shumicën e rasteve ka qenë e orientuar drejt të rinjve në përgjithësi dhe nxënësve e studentëve në veçanti, shkruan epokaere, percjell albinfo.ch.