Lazim Destani kujton atdhetarin Mikel Kuzhnini

64
#

Me dhembje të thellë e mora lajmin mbi vd.ekjen e atdhetarit Mikel Kuzhnini. Në këto ditë të vështira për familjen Kuzhnini, Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për ndarjen nga jeta të njërit nga njerëzit tuaj më të dashur. Këto nuk janë ditë të vështira vetëm për familjen tuaj por edhe për miqtë e shumtë bashkëveprimtarë të Mikelit nga Lidhja Shqiptare në Botë si dhe për gjithë popullin shqiptar.

Mikeli, i edukuar në një familje të shquar patriotike, gjatë gjithë jetës kurrë nuk iu nda aktivitetit për çështjen kombëtare. Kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë në mendjen dhe zemrat tona si veprimtar i devotshëm, njeri i urtë dhe udhërrëfyes shembullor se si duhet ta duam e të punojmë për atdheun.