Lazim Destani në Berlin për 14 vjetorin e presidentit Ibrahim Rugova

Advertisment

Në Berlin të Gjermanisë është shënuar 14 vjetori i vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova nga Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani. Në të njejtën kanë marrë pjesë figura, zyrtar dhe ambassador të ndryshëm, ndërsa nuk ka munguar as filantropi Lazim Destani, që është pjesë e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani.

“Sot në Berlin pata kënaqësinë të marr pjesë në shënimin e 14 vjetorit të vdekjes së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe mbi të gjitha, njeriut që bëri aq shumë për Pavarësinë e Kosovës. Me rastin e shënimit të kësaj dite në nderim të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova u hap ekspozita me titull, “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet-formimin e Kosovës”.

Reklame

Kjo ngjarje e rëndësishme u zhvillua nën organizimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani. Krahas autorëve të ekspozitës historike, Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, në këtë ngjarje ishin prezent bashkatdhetarë të shumtë me punë e biznese në Gjermani por edhe miq gjermanë që kishin ardhur për ta nderuar komunitetin tonë në Gjermani dhe në veçanti, figurën e Dr. Ibrahim Rugovës.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë edhe Ambasadori i Kosovës, Beqë Cufaj, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Ramadan Nazifi si dhe përfaqësues nga Ambasada e Shqipërisë”, ka shkruar Lazim Destani në llogarinë e tij zyrtare në fejsbuk.