Lejet e dhëna për lëvizje vazhdojnë të vlejnë, procedura për leje të reja mbetet e njëjtë

Advertisment

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, njofton se lejet për lëvizje, të dhëna më parë, të cilat janë përcaktuar si të përhershme, vazhdojnë të vlejnë edhe gjatë fundjavës, në fakt nga data 5-të deri më 7-të qershor. Për të tjerët, vazhdojnë të vlejnë procedurat e njëjta për marrje të lejes për lëvizje.

Siç thuhet në kumtesë, kategoria e lejeve për lëvizje të dhëna nga MSHIA përfshin: përfaqësues të institucioneve me vendim të Shtabit të Krizës së Qeverisë, punonjës të mediave në detyrë, që kanë nevojë për punë në terren, punonjës në furra të vogla/furra buke (deri pesë punëtorë) me dokument si dëshmi se është mikro ndërmarrje.

Reklame

Kjo kategori përfshin gjithashtu punëtorë në ndërmarrje funerali, kategori të caktuara të fermerëve, me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, kujdestarë të regjistruar të kafshëve në Lidhjen Kennel, gjahtarë të shoqatave të regjistruara, ndërmarrje publike, parqe kombëtare.

Nga MSHIA-ja theksojnë se të gjitha lejet për lëvizje që ajo ofron, janë në dispozicion përmes internet portalit .

“Kërkesën e lejes për të lëvizur të punësuarit në Institucione, media, furra të bukëve/byrektore, ndërmarrje të shërbimeve të varrimit, në portalin e parashtron udhëheqësi i institucionit /drejtori/personi i autorizuar në Regjistrin qendror për të punësuarit e tij. Kërkesën e lejes për të lëvizur personat, të cilët përkujdesen për një person të tretë, e parashtron personi, i cili e kryen përkujdesjen”, kumtoi MSHIA.

MSHIA, siç njofton, nuk u jep leje për lëvizje kompanive private.