Lëshohet urdhër-arr esti për Donald Trump

U.S. President Donald Trump addresses the daily coronavirus task force briefing at the White House in Washington, U.S., April 6, 2020. REUTERS/Kevin Lamarque

Ditën e sotme Iraku ka lëshuar një urdhër arr esti ndaj presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ky urdhër-arr est është lëshuar nga një gjykatës në Bagdad në lidhje me vr asjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis dhe një lideri të milicisë irakiane në janarin vitit të kaluar, raporton Washington Post.

Reklame

Al-Muhandis ishte zëvendëskryetar i një milicie irakiane, e cila mbështetej nga grupe iraniane. Ndërkaq, Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit.

Washington Post, shkruan se akuza për vr asje në Irak ka dënim me vd ekje.
Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij./ Opinion.al