LETËR VAJZAVE QË ZHVISHEN NË INSTAGRAM: TË JETOSH PËR TË NUMËRUAR ‘LIKE’, DO TË THOTË SE PO RRITENI PA ËNDRRA, DASHURI, E TALENT

Në një botë të hutuar nga rrjetet sociale, ku vlerat, ideologjitë, rolet, sfidat dhe shpresat përfundojnë në një vorbull me “like”, unë dua të përpiqem sadopak të ngre zërin për reflektim. “Të jetosh për të numëruar pëlqimet në Instagram do të thotë të rritesh pa ëndrra”

Nga Michela Silvia*Mes kontakteve të mia në Instagram, kontakteve të “ishullit” të fotove ka shumë vajza të reja, të cilat nëpërmjet ekspozimit të trupit, mashtrojnë virtualisht tridhjetëvjeçarët e rremë, dyzetvjeçarët me “brirë” dhe pesëdhjetë vjeçarë me CV të rreme.
Vajza të zhveshura në Instagram, çfarë mendoni se po bëni?

Pasi postojnë një foto ku shfaqen dukshëm pjesët e tyre intime, ato i përgjigjen me humor komenteve dhe ngacmimeve duke kënaqur egon e meshkujve që pretendojnë se janë “playboy”… E në komente të shumta ku epshi shfaqet dukshëm si një dëshirë për t’u shfryrë, ato vazhdojnë të postojnë foto edhe më të zhveshura…

Si mund të mendojë një vajzë 14 ose 16 vjeçare se e vetmja gjë e bukur dhe e vlefshme që ajo ka për të ofruar është gjoksi ose prapanica e saj?

Vajza, “LIKE” në Instagram nuk ju bëjnë yll!

Të jetosh për të numëruar pëlqimet në Instagram do të thotë të rritesh pa ëndrra, pa dashuri, pa talent. Punoni në talentin tuaj, punoni me dashuri, punoni për të ndërtuar emocione që mbeten.

Tregojini të tjerëve atë që ju vërtet vleni, jo trupin tuaj në rrjete sociale.

Unë u rekomandoj vetëm një gjë prindërve: kontrolloni vajzat tuaja, mos jini të sigurtë se ato bëjnë atë që dëshironi, por dyshoni për to dhe mbi të gjitha bisedoni me to.

Për të gjithë të rinjtë në Instagram në vend të kësaj them:

Mund të jesh e bukur. Mund të bëhesh e bukur me ndërhyrje. Ju mund ta doni trupin tuaj dhe të keni besim në veten tuaj për ta treguar me krenari dhe kjo do të ishte e shkëlqyer. Jam e lumtur për ju (pa ndonjë sarkazëm), por le të kthehemi në realitet për një minutë ose dy… Le të mos mashtrohemi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al