Letra për presidentin e Afrikës Jugore hedh poshtë spekulimet për vdekjen e Kim Jong Un

Advertisment

Vdekja e Kim Jong Un ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave në mbarë botën, ndërkohë që nuk dihet ende e vërteta.

Agjensia Shtetërore e Lajmeve në Korenë e Veriut (KCNA) raportoi se lideri Kim i dërgoi një letër homologut në Afrikën e Jugut, Cyril Ramaphosa duke e përgëzuar për Ditën e Lirisë.

Reklame

Letra daton më 27 prill 2020, gjë që hedh poshtë spekulimet se Kim ka vdekur apo gjendja shëndetësore e tij është e rënduar.

Përveç urimeve për Ditën e Lirisë që festohet sot në Afrikën e Jugut, në letrën drejtuar Ramaphosa, udhëheqësi i Koresë së Veriut shprehu sigurinë e tij se miqësia e dy vendeve do të zgjerohej.

Ende nuk dihet se çfarë po ndodh vërtetë me Kim Jong Un, spekulimet për të cilin nisën kur mungoi në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij.

Të dielën, këshilltari presidencial i Koresë së Jugut, Moon Chung-in tha për CNN se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte “gjallë dhe mirë”.

Chung shtoi se Kim po qëndron në zonën Wonsan në bregdetin lindor të vendit që prej datës 13 prill./a.m/noa.al