Levica sulmon Selën, kërkon ta ktheje mandatin

Partia “E majta” (Levica) ka dalë me akuza kundër kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, prej të cilit kërkon që ta kthejë mandatin e deputetit. Nga kjo parti akuzojnë Selën se në press konferencën e fundit ka mbrojtur pozicionet e Kosovës dhe Shqipërisë duke i bërë apel Ramës që mos të bëjë avokatin e Kovaçevskit dhe Vuçiçit, shkruan plusinfo.mk.

“Nga këtu pyesim, në cilin Kuvend është deputet Ziadin Sela. Prej taksa paguesve të cilit shtet ai fiton pagën e tij dhe i gëzon benificionet si deputet? Interesat e kujt i mbron Sela në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë? Nëse për Ziadin Selën prioritet janë interesat e shteteve të huaja dhe jo të Republikës së Maqedonisë dhe popullit të saj, në këtë rast le ta kthejë mandatin si deputet në Kuvendin e Maqedonisë – sepse nuk është i denjë ti përfaqësojë pozicionet e Republikës dhe popullit maqedonas”, thuhet në reagimin e Levicës.

Ndryshe, kreu i ASH-së, Ziadin Sela në një konferencë për media, tha se kryrministri Edi Rama nuk duhet të bëjë avokatin e Kovaçevskit dhe Vuçiqit dhe nuk guxon të prishë raportet me Bullgarinë. Nga ana tjetër ai shtoi se qasja e këtillë favorizon Serbinë dhe vendos në pozitë të palakmueshme Kosovën.