Lëvizja ‘Anti bixhoz’/ Aksion “gueril” në Tetovë, nuk ka dalje nga “Labirinti i shpresës”

37

Aksion “gueril” u zhvillua sot në Tetovë nga “Lëvizja Anti Bixhoz”. Ata ndërtuan një simulim në formë të k azino-së të cilën e emëruan “Labirinti i shpresës”. Me këtë synojnë të vetëdijësojnë qytetarët edhe personat kompetent që në mënyrë sa më të shpejtë të ndërmarrin hapa kundër kësaj dukurie, ky aksion filloi nga Komuna e Tetovës kurse çdo të shtunë do të bëje pjesë në të gjitha Komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ky është një labirint të cilin e kemi emëruar Labirinti i jetës që nënkupton kurth apo shpresë, ky labirint është si mulim i një kazinoje edhe shpresojmë që do të jetë një mësim i mirë për ata që kanë qenë të prekur nga kjo dukuri, të shpresojnë që asnjëherë nuk do të duhet ta kalojnë përsëri këtë labirint. Ky labirint është ndërtuar qëllimisht me dalje, në daljen e tij ka dritë që simbolizon dritën e bardhë në fund të një ku rthi i cili shumë familjeve ju ka kushtuar edhe me jetë”, tha Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti Bixhoz.

Në aktivitetin e sotëm kishte të pranishëm edhe përfaqësues nga Komuna e Tetovës. Zyrtari i kësaj Komune tha se që nga fillimi ka përkrahur aktivitetet e Lëvizjes Anti Bixhoz dhe shpreson që sa më shpejtë të arrimë që rininë tonë ta shpëtojmë nga kjo dukuri.

“Gjithnjë i kemi përkrahur aktivitetet të cilat i organizon kjo Lëvizje, së bashku me Drejtorët e Shkollave edhe Unionin e Nxënësve, çdo aktivitet i cili realizohet në këtë drejtim është për të u përshëndetur. Shpresoj që sa më shpejt këto kazino do të largohen nga shteti ynë dhe atë që e bëri Shqipëria e më pas Kosova, do ta arrijmë edhe ne si Maqedoni e Veriut”, theksoi Ahmed Qazimi nga Komuna e Tetovës.

Në përkrahje të këtij aksioni “guerill” ishin edhe përfaqësues të “Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme” , ata këtë aktivitet e konsideruan shumë të rëndësishëm nga fakti se nis nga një Komunë e cila ka dy Universitete edhe 7-të Shkolla të Mesme kurse numrin e lartë të objekteve në të cilat organizohen lojëra të fatit e konsideruan si të pa pranueshëm.

“Është iniciativë shumë e rëndësishme për arsye se këto kazino janë një pasqyrë e keqe e një qyteti me dy Universitete edhe 7-të Shkolla të Mesme. Kur dalim në qytet shohim shumë të rinj të cilët domosdo duhet të kalojnë përreth objekteve në të cilat organizohen lojërat e fatit, kjo është shumë e papranueshme për arsye se ky fenomen prish shoqërinë andaj ne e përshëndesim këtë iniciativë”, tha Erudit Fetahu nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Luftën kundër bixhozit “Lëvizja Anti Bixhoz” e ka filluar tani 2 vite, ata deri sot kanë organizuar disa protesta dhe presione deri te qeveria duke parandaluar hapjen e kazinove të reja në qytet. Nga kjo lëvizje aktualisht janë duke e pritur miratimin e një ligji i cili do të dislokojë këto objekte më së paku 3 kilometra larg vendbanimeve, tezë kjo të cilën e kanë përkrahur të gjithë liderët e partive politike shqiptare. Nga “Lëvizja Anti Bixhoz” shprehen pesimist që kjo do të ndodhe por gjithsesi ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.