Lëvizja anti bixhoz paralajmëron protesta dhe bllokim të rrugëve

Advertisment

Lëvizja kundër bixhozit është e dëshpëruar që Kuvendi para se të shpërndahet nuk arriti t’i miratojë propozim ndryshimet e ligjit për lojërat e fatit. Ata paralajmërojnë masa më radikale, protesta dhe bllokim të rrugëve, por tashmë kanë edhe kërkesa më radikale.

VMRO dhe LSDM deri në momentin e fundit nuk u prononcuan cili është qëndrimi i tyre rreth kërkesës për dislokimin e këtyre objekteve 3 kilometra larg vendbanimeve.
Propozim ndryshimet që i propozoi BDIja as që arritën të futen në debat parlamentar.

Reklame

Propozimi i ri i Lëvizjes kundër bixhozit do jetë që sipas shembullit të Shqipërisë, të mbyllen plotësisht kazinot e bastoret. Autoritetet në Shqipëri në fillim të vitit të kaluar ia vunë drynin dyerve të kazinove dhe bastoreve.
Atje u mbyllën 4 300 lokale të tilla, ndërsa sipas ndryshimeve ligjore në Shqipëri, çdo kazino ose bastore që do tentojë të punojë në mënyrë të paligjshme, do trajtohet si parcelë me ma rihuanë.