Lëvizja Antibixhoz apel deputetëve

Advertisment

Më lejoni të konkludojmë se në RMV ndodhin gjëra trishtuese, gjëra jo logjike dhe jo të natyrshme.

Ata që janë në vendimmarje mendojnë të pasurohen në kuriz të popullit, turp, të pasurohen duke i dëmtuar ata që i sollën në pushtet.

Reklame

A thua vallë ata mendojnë se ne ju besojmë?

Ne LAB i pyesim liderët dhe deputetët e të gjithë subjekteve politike kur kanë qenë më të sinqertë;kur n’a premtuan mbështetje për dislokimin e objekteve të lojrave të fatit apo kur votuan për sponzorizimin e bixhozit me 14 milion euro për aparate në një afat 20 mujor.

Ju liderë të subjekteve politike dhe ju deputet nuk do të amnistoheni por përkundrazi do të ndëshkoheni nëse votoni ligj nënçmues dhe në dëm të qytetarit.

Nuk do të tolerojmë deklarata parazgjedhore nga ju deputet të VMRO DPMNE -së pasi gati se një vit nuk u pa e arsyeshme nga lideri juaj të takoheni me LAB dhe të na jepni mbështetje për ditën e sodit.
Ju bëjmë thirje të gjithë juve që do të votoni leni anash lojrat e dyfishta,ju deputet te LSDM – së është koha të përmirësoni gabimet tuaja,është koha të mos mbështeteni në interesa por të shpëtojmë nga epiteti Las Vegas i Ballkanit.

Të nderuar deputet mos u mundoni të hudhni fajin tek subjekti tjeter pasi nuk do të tolerojmë dhe do t’ju demaskojmë me emër e mbiemër nëse votoni kundër interesit të popullit e pastaj do të përballeni me ata që luftojnë për bukën e gojës.

Lëvizja Antibixhoz.