Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Nga dita e nesërme 1 mars e deri më 21 prill të këtij viti pritet që të finalizohet procesi i Regjistrimit të popullësisë e me këtë rast kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e lartë shtetërorë të Lëvizjes Besa po bëjnë thirrje për një Regjistrim sa më masiv të popullatës veçanërisht duke filluar nga diaspora pasiqë atje fillon regjistrimi për të vazhduar më tej edhe tek ne, shkruan Zhurnal.mk

Mërgatë e nderuar. Nga dita e nesërme fillon regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, i cili do të zgjasë deri më 21 prill 2021. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të regjistroheni dhe njëkohësisht t’i njoftoni të gjithë të afërmit tuaj, kështu jep mesazhin e tij Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Besa.

Regjistrimi bëhet në linkun e mëposhtëm:

https://census.stat.gov.mk/