Lëvizja Besa demostron forcë në vendlindjen e Ali Ahmetit

Advertisment

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, me nënkryetarin Fadil Zendelin, anëtarët e kryesisë qendrore, Dervish Alimi, Bekim Kadriu si dhe kryetarin e degës së Lëvizjes BESA në Kërçovë, Isein Ajdari, para qytetarëve të Kërçovës shpalosën platformën “BESA”, e cila përbëhet nga katër shtylla të forta: Barazi, Ekonomi, Stabilitet dhe Ardhmëri.

Të pranishmëve, iu drejtua kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili deklaroi se platforma ‘BESA’ është platforma më serioze dhe reale, e cila do t’i plotsojë denjësisht kërkesat e qytetarëve.

Reklame

Gjithashtu, kryetari Kasami iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, të cilët ngelen jashtëzakonisht të kënaqur nga transparenca dhe përgjigjet e kryetarit.

#Barazi, #Ekonomi, #Stabilitet, #Ardhmëri