Lëvizja Besa do të formojë grupin e saj parlamentar! Do të ketë më shumë se pesë deputet (VIDEO)

Advertisment

Lëvizja Besa në qoftë se do të kandidonte si subjekt në vete gjatë këtij cikli zgjedhor, do të kishte shtatë deputetë, ndoshta nëntë apo dhjetë. Në momentin kur u shfaqëm si subjekt i ri, atëherë kur nuk besonin shumë në Lëvizjen Besa, pikërisht fitoi pesë mandate. Tani kur kredibiliteti i Lëvizjes Besa nuk vihet në dyshim, sigurisht se tani do të ketë më shumë deputetë në koalicionin ”Mundemi”, kështu është deklaruar Bilall Kasami i Lëvizjes Besa për TV21.

”Lëvizja Besa do t’i ketë mandatet të saj, Do të kemi grupin tonë parlamentar me së paku 6-7 deputetë dhe sigurisht do të jemi pjesë e qeverisë e cila do të arrijë t’i bëjë 61 mandate”

Reklame

Ai shton se në këtë garë janë për të marrë verdiktin e shqiptarëve. Edhe pse, sipas tij, ky koalicion është fitues, ata nuk garojnë për fotele apo interesat e tyre personal. Lëvizja Besa është që të merr besimin që shqiptarët të votojnë pa presione. Lëvizja Besa do t’i përfaqësojë shqiptarët në mënyrën më dinjitoze dhe duke bërë ndryshimet që ka premtuar.

Ndër të tjera, në lidhje me kandidatin e BDI-së për kryeministër shqiptar, ai e ka vlerësuar si tregim për fëmijë, nga malet e Kërçovës, si ëndërr ”Ha Le Lu Ja”, sepse ai e ka frikë përgjysmimin e votave dhe jo hallin e kryeministrit shqiptar.