Lëvizja BESA do të vepronë veçmas në Kuvend, a do të thotë kjo se pavarsohet nga LSDM?

Advertisment

Deputetët e Lëvizjes BESA e kanë njoftuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi se do të veprojnë veç në Kuvend dhe nuk do të jenë bashkë me grupin parlamentar të Koalicionit Mundemi.

“Ju informojmë se deputetët që përmenden më poshtë të cilët deri më tani kanë vepruar si deputet të grupit “Mundemi”, tani do të veprojnë si grup i deputetëve të Lëvizjes BESA”, thuhet në njoftimin që është dërguar më 14 shtator te Talat Xhaferi.

Reklame

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli në një prononcim për Zhurnal shprehet se kjo nuk do të thotë asgjë përpos se deputetët do të veprojnë vecmas, dhe se ende janë pjesë e koalicionit qeverisës. Sipas tij tani nuk do të veprojnë me grupin “Mundemi” por si deputetët të Lëvizjes BESA.

“Asgjë nuk domethënë. Ne jemi subjekt në vete, grup i deputetëve të Lëvizjes BESA. Ne jemi pjesë e koalicionit dhe vazhdojmë të jemi pjesë e koalicionit por në Kuvend e kemi grupin tonë, domethënë deputet të Lëvizjes BESA. Domethënë si grup do të funksionojmë veç, si organizim brenda Kuvendit, ka grupe parlamentare, ne nuk jemi 5, jemi 4 deputet, dhe si 4 do të veprojmë veç”, ka deklaruar për Zhurnal, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli.