Lëvizja BESA: Gjyqësori ka humbur kredibilitetin

Advertisment

Për fat të keq gjyqësori ka humbur kredibilitetin deri në atë masë sa gjithçka që sillet si vendim është gjenerator kryesor i pakënaqësive.

Kështu thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, ndërsa ka komentuar vendimin e sotëm me tre bu rgime të përjetshme në rastin “Mo nstra”

Reklame

“Për fat të keq gjyqësori ka humbur kredibilitetin deri në atë masë sa gjithçka që sillet si vendim është gjenerator kryesor i pakënaqësive.

Duke kuptuar ndjeshmërinë e rastit në fjalë dhe publicitetin gjatë këtyre viteve si dhe gjitha indikacionet se kemi të bëjmë me një rast të montuar dëshmon nevojën e menjëhershme për reforma në gjyqësor dhe ndërtimin e një sistemi kredibil.

Urojmë që instancat më të larta gjyqësore të sjellin vendime më të drejta dhe mos të lejohet që në bu rg të vuajnë njerëz të pafajshëm ndërsa kr iminelët e vërtetë të shëtitën të lirë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.