Lëvizja BESA: Këto janë të arriturat tona

21

Lëvizja BESA e drejtuar nga Bilall Kasami ka bërë të ditur se me përpjekjet e mëdha ka arritur që të plotësojë pjesën e disa kërkesave në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, por sipas saj, me rëndësi është se çështja shqiptare ka mbetur e hapur dhe do vijojnë bisedimet.

“Këto janë të arriturat e Lëvizjes Besa:
1. Shtetësia për shqiptarët garantohet
2. Në letërnjoftime do qendrojë SHQIPTAR
3. Diasporën shqiptare nga Maqedonia e futëm në Kushtetutë
4. Nuk e mbyllëm kapitulin për të drejtat e shqiptarëve
5. Lëvizja Besa vulosi ardhmërinë e Maqedonisë Veriore në NATO.”, ka theksuar zëdhënësi i kësaj partie, Elmedin Memishi.