Lëvizja BESA me këto pozicione në Qeveri, emrat më të përfolur?!

Advertisment

Lëvizja BESA deri tani është subjekti i vetëm shqiptar që si pjesë e koalicionit “Mundemi” me LSDM do të jetë pjesë përbërse e Qeverisë së re Zaev 2.

Në koluaret brenda këtij koalicioni po përfliten jozyrtarisht pozicionet ministrore që pritet të marr ky subjekt politik shqiptar.

Reklame

Siç mëson INA, posti i zëvendëskryeministrit, ministria e Kulturës ose e Ekonomisë, por edhe një ministër për investime të huaja pritet ti takoj Lëvizjes BESA.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përflitet se mund të marr postin e zvkryeministrit, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ngelet si deputet në Kuvend.

Në postet e ministrive të Kulturës ose Ekonomisë, varësisht cila do jetë përmenden emrat e Arjanit Hoxhës, por edhe emra tjerë si kuadro të njohura brenda këtij subjekti, mëson INA.

Në ministrin pa portofol përgjegjëse për investime përmenden Sedat Sulejmani, Avdush Demiri, por në kombinatorika janë edhe emra tjerë.

Nga kjo parti zyrtarisht nuk konfirmojnë asgjë, duke mohuar zërat jozyrtar, por duke thënë se gjithçka do të vendoset në organet partiake, për kuadrot më të mirë dhe më kontribues.

Lëvizja BESA në kuadër të koalicionit “Mundemi” me LSDM ka fituar 4 deputetë.(INA)