Lëvizja BESA me propozim: ‘Namazi i Bajramit të falet në ambiente të hapura’

Advertisment

Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, në mbledhjen online të mbajtur mbrëmë (19.05.2020) diskutoi rreth situatës aktuale politike në prag të vazhdimit të aktiviteteve të ndërprera rreth organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe solli konkluzionin si vijon:

Në bazë të gjitha informacioneve nga institucionet relevante shëndetësore, si dhe situatës së krijuar pas më shumë se dy muaj nga pandemia e virusit COVID-19, Lëvizja BESA vlerëson se shteti ka nevojë të domosdoshme për fuqizimin e institucioneve shtetërore përmes një mandati të plotë politik dhe një qeverie politike e cila do duhet të ketë barrën më të madhe për të vazhduar betejën shëndetësore kundër COVID-19, si dhe në të njejtën kohë do të merret me rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dëmeve ekonomike që ka shkaktuar pandemia në fjalë. Andaj, ne vlerësojmë se tani janë krijuar kushtet më optimale për të mbajtur zgjedhje sa më shpejtë konform detyrimeve ligjore dhe kushtetuese si dhe duke respektuar protokolet shëndetësore për mbajtjen e një procesi zgjedhor. Çdo tentim për prolongim të zgjedhjeve me arsyetime të pa argumentuar shkon vetëm në dëm të qytetarëve, prandaj apelojmë te gjithë faktorët politik në vend që mos të luajnë me fatin e qytetarëve por t’i qasen seriozisht rrethanave të krijuara dhe mos kalkulojnë me përfitime politike që dëmtojnë interesin e qytetarëve.

Reklame

Sa i përket situatës në aspektin shëndetësor dhe betejën me virusin COVID-19, apelojmë te të gjithë qytetarët që të respektojnë rekomandimet e ruajtjes së distancës sociale dhe mbajtjen e mjeteve mbrojtëse pasi që kjo do mundësonte rikthimin sa më shpejt të normalitetit në shoqëri. Në të njejtën kohë i apelojmë edhe qeverisë dhe gjitha institucioneve kompetente që të shqyrtojnë lehtësimin e masave si vijon:

1.Heqjen e plotë të orës policore dhe koncentrimin më të madh të forcave policore dhe ushtrisë në ruajtjen e rendit dhe respektimin e rekomandimeve shëndetësore.

2.Shqyrtimi i krijimit të një protokoli shëndetësor i cili do të mundësonte faljen e namazit të Fitër Bajramit në hapësira të hapura ku do të ishte më e lehtë ruajtja e distancës sociale.

3.Heqja e izolimit për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët vijnë në vendlindje dhe posedojnë dëshmi të dokumentuar që kanë bërë testimin për COVID-19 dhe kanë marrë rezultatin negativ.

4.Subvencionimi i mjekësisë primare dhe trajtim i tyre i barabartë me mjekët e tjerë pasi që mjekët amë janë ata të cilët të parët detektojnë pacientët me simptomet e virusit COVID-19 dhe janë në rrezik të njejtë si gjithë kolegët e tyre.
Urojmë që situata e krijuar të tejkalohet dhe gjithë të kontribuojmë në drejtim të rikthimit sa më të shpejtë të normalitetit në shoqëri.