Lëvizja BESA: Mjetet për projekte luksoze nga Ministria e Kulturës të transferohen në Ministrinë e Shëndetësisë

Kriza e COVID-19 na bën të qartë se tani jemi në një periudhë të rrezikshme ku jeta publike është e kufizuar, kemi ndryshim të përditshmerisë, shumë shtete janë në gjendje të jashtëzakonshme dhe kemi pandemin në nivel botëror.

Nuk e dimë si do vazhdojë, sa do të zgjasë, dhe cilat do të jenë pasojat e kësaj krize. Në këtë situatë, ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të jemi qytetarë të disiplinuar duke i respektuar rekomandimet e Qeverisë dhe masat parandaluese të institucionëve kompetente dhe së bashku të dalim triumfues, sepse kjo është një betejë e përbashkët ku çdokush, si individ dhe si institucion formal apo joformal, mund të jep kontributin e vetë në përmirësimin e gjendjes kolektive.

Lëvizja BESA do vazhdojë të jetë konstruktive edhe në këto momente të vështira dhe e ka vendosur të gjithë kapacitetin e saj në dispozicion me propozime dhe veprime konkrete duke dhënë kontributin e vetë në përmirësimin e gjendjes kolektive në luftën kundër COVID-19.

Lëvizja BESA propozon që buxheti i dedikuar për Kulturën, si për shembull mjetet e dedikuara për festivale të ndryshme, financimin e filmave dhe projekteve që në kohë krize paraqesin lluks, të riorientohen në buxhetin e shëndetësisë dhe me këtë do të plotësohet hapsira në mungesën e mjeteve financiare të nevojshme për menaxhim më efikasë të pandemisë.

Vlerësojmë, se kjo kërkesë do hasë në mirëkuptim tek Qeveria dhe Ministria e Kulturës dhe e gjithë kjo me një qëllim dhe karakter humanitar për parandalimin e përhapjes së metejshme të virusit dhe shpëtimin e jetrave të njerëzve, gjë që nuk ka çmim. Është koha kur duhet të gjithë të solidarizohemi dhe të kontribojmë në izolimin e plotë të kësaj pandemie.