Lëvizja BESA në pritje, Kasami: Pranuam ofertën e ASH

Kryesia qendrore e Lëvizjes BESA ka vendosur të pranojë ofertën e Aleancës për shqiptarët që të garojnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një brifing të mëngjesit në “Slloboden Peçat”.

“Aleanca për Shqiptarët doli me një propozim konkret dhe u përpoq të përfshijë në këtë bllok opozitar edhe një parti tjetër që aktualisht është pjesë e koalicionit qeveritar.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Kjo këmbëngulje, ishte një pengesë për ne që të vendosnim të kalonim më parë në atë format të bashkëpunimit dhe koalicionit parazgjedhor. Por, duke marrë parasysh situatën dhe insistimin, e cila në momente mund të jetë pengesë për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet opozitës shqiptare, ne vendosëm në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore që megjithëse, përfshirja e një partie nga koalicioni qeveritar mund të dëmtoj një opsion të pastër opozitar që do të ishte shumë më e pranuar te votuesi shqiptar dhe për të mos qenë pengesë për unifikimin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ne e pranuam koalicionin trepalësh”, theksoi Kasami.