Lëvizja BESA-Strugë: Ramis Merko lejon në mënyrë flagrante të uzurpohen hapësirat publike në qytetin tonë!

64
#

Lëvizja BESA – dega në Strugë ka drejtuar kritika ndaj kreut të komunës s Strugës.

“Sipas de.noncimeve të qytetarëve të ardhura në adresën tonë. Duket se avazi i vjetër po vazhdon! Si në mandatet e kaluara, poashtu edhe në këtë mandat kryetari i komunës z.R.Merko lejon në mënyrë flagrante të uzurpohen hapësirat publike në qytetin tonë! Ndër rastet e shumta, rasti i fundit po ndodh sot (11.07.2019) në qendër të qytetit ,ku shihet se si eshte zbarkuar nje kiosk, pronari i te cilit nuk dihet. Por ajo qe me siguri dihet ,me siguri eshte militant partiak i partisë në pushtet. Lëvizja BESA-Strugë dënon fuqishëm këtë akt , dhe bën thirrje që me urgjencë të dislokohet ky objekt i paligjshëm ,dhe shume të tjera në qytet dhe fton prokurorinë publike që të ndërmer masat e nevojshme per tu ndaluar kjo tendencë negative, ku favorizohen militantet e partisë në pushtet, dhe penalizohen të gjithë qytetarët e tjerë nga kjo konkurencë jolojale.”, thekson Lëvizja BESA.