Lëvizja BESA: Të jap menjëherë dorëheqje zv/Ministri i Shëndetësisë nga radhët e BDI-së, Asim Musa

47

“Pas publikimit të video-materialit në media të zv/Ministrit të Shëndetësisë nga radhët e BDI-së, Asim Musa, ku shihet dhe dëgjohet duke marrë rr yshfet, Lëvizja BESA kërkon urgjentisht dorëheqjen e tij si zv/Ministër duke e ditur se ka shk elur ligjin dhe ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Gjithashtu Lëvizja BESA inkurajon edhe organet kompetente që ta ndjekin ligjërisht zv/Ministrin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe zhvatjen që ai u ka bërë qytetarëve duke shfrytëzuar postin e tij dhe duke keqpërdorur profesionin human të mjekut.

Skandali i publikuar sonte është goditja e radhës ndaj kësaj qeverie, e cila ka vendosur në poste shtetërore njerëz të papërgjegjshëm, që në radhë të pare kanë interesin personal e jo atë qytetar. I bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit dhe policisë që të mos struken dhe t’i mbyllin sytë para krimit dhe korrupsionit, sepse premtimi kryesor i kësaj qeverie ishte “lufta e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit”. Me mosluftimin e dukurive negative, Maqedonisë së Veriut seriozisht i rrezikohet anëtarësimi në strukturat Euro-Atlantike”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA./TopAlNews/