Lëvizja Besa Tetovë dënon ashpër sulmin fizik të ushtruar ndaj anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Antibixhoz!

Sot nga një postim në rrjetin social në facebook nga ana e L.Antibixhoz kuptuam se personi Z.A anëtar i kësaj Lëvizjeje është sulmuar fizikisht nga një punonjës i një kazinoje!

– Shprehim keqardhje dhe i dëshirojmë shërim të shpejt personit në fjalë, njëkohësisht e dënojmë ashpër këtë akt dhune dhe kërkojmë që kryersi të nxirret sa më parë para organeve të drejtësisë dhe të merr dënimin e merituar!

Reklame

– Lëvizja Besa e ka mbështetur dhe vazhdon fuqishëm edhe sot e kësaj dite të mbështet L.Antibixhoz, neve bashkarisht mundemi dhe do i’a dalim në mbylljen e të gjitha kazinove në Maqedoninë e Veriut, ku do të ua sigurojmë ardhmërinë e shëndosh fëmijëve tanë!