Lëvizja Ilirida: Regjistrohuni, mos na nxjerrin 20%, të bëhemi 40%

Dilni regjistroheni të gjithë mose rrini pasivë, se do të mundohen të na regjistrojnë si pas dëshirave të veta, pakicë 20% kurë e dinë gjithë bota dhe CIA se jemi mbi 40% Shqipëtar në Maqedoninë e Veriut”, kjo është thirrja e Lëvizjes Ilirida, e cila i bën thirrje gjithë shqiptarëve këtu dhe në diasporë që të regjistrohen.

Sipas Iliridës, edhe një raport i CIA ka treguar se shqiptarët në Maqedoninë e Bediut janë 40%, derisa siç thuhet tendencat e autoriteteve shtetërore janë që të nxjerrin shifra 20%. Andaj Ilirida nënvizon dhe kërkon që diaspora të vazhdoj të regjistrohet, por edhe banorët e këtushëm që duhet të rrijnë gati dhe të kryejnë obligimin e tyre.(INA)