Lëvizja ‘Unë besoj’: LSDM me veprime anti-shqiptare shkarkon Arbenin, emëron Aleksandrin

Advertisment

Ne po flasim me zë të lartë këtu kundër diskriminimit dhe pabarazisë. Nëse Dr. Ziberi do të ishte Dr. Ziberski ai do të kishte akoma punën e tij. Dhe që Arbeni është zëvendësuar nga Aleksandri, është simptomatikе për shoqërinë tonë.

Z. Zaevi, na tregoni vetëm një arsye për shkarkimin e Dr. Ziberit – gjithçka që dimë është se ai bëri një punë të shkëlqyeshme si Drejtor i Qendrës për shëndet publik, veçanërisht gjatë krizës së koronës, kur ai ishte në vijën e parë të luftës kundër pandemisë.

Reklame

Ju hoqët nga puna një punonjës të përkushtuar dhe profesional të shtetit sepse ai shprehi mendimin e tij në Facebook dhe ju po flisni për demokraci dhe të drejta civile?

Dhe ju e ndërruat atë, pavarësisht lojalitetit dhe profesionalizmit të tij, me një maqedonas? Na tregoni, nëse Arbeni me të vërtetë bëri ndonjë gabim, pse nuk zgjodhët një nga shumë ekspertët shqiptarë të shëndetësisë, që kanë të njëjtat aftësi apo edhe më të mira se Aleksandri? Z. Zaev, është e qartë se po synoni votat e lira të maqedonasve. Por, nga dikush që kërkon të udhëheqë vendin, ne presim më shumë integritet moral dhe presim ndershmëri. Dhe ne shqiptarët, presim barazi.

Në vitin 2016 shumë shqiptarë votuan LSDM-në – sepse ju premtuat barazi, ju premtuat një shoqëri për të gjithë. Në 2016-ën ju dhamë besimin paraprakisht. Ne ju dhamë votat tona. Ju premtuat se jeni ndryshe nga VMRO-ja. Ju u bëtë kryeministër vetëm për shkak të votave shqiptare. Ju morët votat tona ndërsa si falënderim, morëm më shumë nga e njëjta gjë. Z. Zaev, ne jemi të zhgënjyer, Z. Zaev, ne jemi të zemëruar!

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Arben Ziberin. Kjo ka të bëjë me atë që shqiptarët ende nuk janë të barabartë. Akoma maqedonasit janë të privilegjuar në të gjitha fushat e shoqërisë. Dhe, akoma shqiptarët janë qytetarë të rendit të dytë. Ne po ballafaqohemi me drejtësi të pabarabartë, po përballemi me diskriminim në punë dhe në jetën e përditshme.

Ne e dimë që si politikan nuk mund ta ndryshosh mentalitetin e njerëzve brenda natës. Por ne prisnim që ju të keni një rol shembull. Ne prisnim përpjekje të ndershme për barazi. Dhe ju, zëvendësuat Arbenin me Aleksandrin. Vetëm sepse xhaxhai i tij guxoi të kandidojë për postin e Kryeministrit, si një shqiptar. Pozicion që ju besoni se u takon juve fillimisht. Sepse jeni maqedonas.

Dhe kështu funksionojnë gjërat në Maqedoninë e Veriut. Pas katër viteve mashtrimi për një shoqëri për të gjithë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Arbenin. Të gjithë jemi Arben. Kjo ka të bëjë me të gjithë ne.