Lëvizjes BESA, vazhdon shpërndarjen e maskave falas në komunën e Çairit

Advertisment

Aksioni për shpërndarjen e maskave falas për qytetarët nga rinistët e BESËS dhe përfaqësues nga Forumi i Gruas, ka vazhduar në Komunën e Çairit, pas rekomandimeve të fundit nga ana e institucioneve përkatëse për mbajten e maskave në mënyrë të obliguar për mbrotje nga pande(MEDIAL)Covid-19. Pas Tetovës, Kumanovës dhe Likovës, aksioni simbolik edhe në Çair u prit mjaftë mirë nga qytetarët. Shëndeti i qytetarëve është në radhë të parë dhe mbrojtja e saj duhet detyrimisht të respektohet nga të gjithë njerzit.

#Shëndetinërendtëparë!

Reklame

Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas të Lëvizjes BESA, vazhduan shpërndarjen e maskave falas në komunën e Çairit

Deklarata për mediat e Elvan Mustafës;

“Ne sot nga Çairi po e vazhdojmë aktivitetin tonë që e nisëm në Tetovë për shpërndarje të maskave mbrojtëse falas për qytetarët për t’u mbrojtur nga coronavirusi. Si gjithë të tjerët, edhe ne duhet t’i respektojmë rekomandimet e qeverisë për të ruajtur shëndetin tonë. Sot ne vendosëm që banorëve t’ju dhurojmë nga një maskë mbrojtëse, për të rikujtuar sesa i rëndësishëm është shëndeti i njerëzve. Andaj, marrja e masave në kohë do të parandalonte infektimin nga ky virus. Ju bëjmë apel gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, t’ju përmbahen rekomandimeve, të mos lëvizin pa maske sepse vetëm kështu e mbrojmë shëndetin tonë dhe të të tjerëve”.

Lëvizja BESA