Lewandowski zbulon pse dështoi transferimi i tij te Real Madrid

Advertisment

Sulmuesi polak ka rritur reputacionin te Bayern Munich, që pas transferimit nga Borussia Dortmund në vitin 2014.

31 vjeçari ka shënuar 49 gola këtë sezon, por formë të mirë ka gëzuar edhe në sezonet paraprake, duke bërë që Real Madrid të interesohet për transferimin e tij.

Reklame

“Ka pasur shumë spekulime atë kohë. Real Madrid është një klub i madh, sigurisht, unë po mendoja për atë. Unë qëndrova dhe për këtë nuk pendohem”, ka deklaruar Lewandowski, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi familje dhe unë duhet të largoj çdo dyshim. Jam i lumtur në Mynih”.

“Unë jam 100 për qind lojtar i Bayernit dhe identifikohem plotësisht me ta. Unë e di sa shumë klubi qëndron pas meje”./Lajmi.net/