Lideri suprem i Iranit udhëheq faljen e xhumasë, për herë të parë që nga viti 2012

Advertisment

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të udhëheqë sot faljen e xhumasë në Teheren për herë të parë në tetë vjet.

Një veprim i tillë vjen në kohën kur Irani është përfshirë nga protestat anti qeveritare, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas nga ushtria iraniane, javën e kaluar.
Udhëheqja e Iranit është nën presion edhe për rënien e madhe ekonomike, për shkak të sanksioneve amerikane.

Reklame

Të mërkurën, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, bëri thirrje për unitet kombëtar.
Por, ai po ashtu i bëri thirrje ushtrisë që të japë llogari të plotë për mënyrën se si e rrëzoi avionin.

Avioni i Ukrainës ka qenë duke udhëtuar nga Teherani për në Kiev dhe është rrëzuar menjëherë pas nisjes, më 8 janar.
Të 176 pasagjerët në bord kanë humbur jetën.

Atoritetet iraniane fillimisht e kanë mohuar përgjegjësinë, por pas rritjes së presionit ndërkombëtar e kanë pranuar.
Disa orë para rrëzimit të avionit, ushtria iraniane ka su lmuar bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vr asjen e një komandanti të saj në një su lm të SHBAsë, më 3 janar.

Top Channel