Lideri VMRO-së pranon se ka qenë në një restorant dhe ka shkelur rregullat

Rreth dy orë e gjysëm dje ka zgjatur një dramë në qendër të Shkupit, raporton A1On. Sipas këtij portali në një kafiteri në rrugën Boemska rreth dy orë e gjysëm nuk janë lejuar inspektorët të kontrollojnë lokalin nëse po respektohen masat kundër epidemisë.

Inspektorët kanë insistuar të futen brenda lokalit, pasi kanë vërejtur se aty ka mysafirë, gjë që nuk lejohet sipas masave kundër epidemisë.
Inspektorët janë penguar nga kamarierët të futen brenda, kurse pas dy orë e gjysëm pritje nga lokali ka dalur një politikan i lartë.
Burime nga inspektorati kanë thënë se brenda lokalit ka qenë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Reklame

Mbrëmë Mickoski mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk pranoi se ai së bashku me dy miqtë e tij kanë qenë në një restorant në Debar Mëhallë, se nuk ishte i informuar për protokollet e reja dhe se është përgatitur të paguajë gjobë për këtë.

“Në kushte kur kemi katastrofë reale nga përhapja e koronakrizës dhe fiasko të plotë të pushtetit i cili është çorrientuar dhe nuk është efikase, ai merret me atë nëse kam ngrënë drekë brenda ose jashtë në restorant, me këtë rast duke treguar tërësisht në vepër fytyrën e vet të pandershme.

Duke e defokusuar opinionin me atë ‘beteja epike’ të njësive speciale nga Njësia për sistemim të shpejtë (NJSSH), me të punësuarit nga restorantet, duke u paraqitur nëpër mediume, të bëjnë tregim nga diçka që nuk ka asgjë dhe disa dezinformata të tjera, me qëllim që të defokusohet vëmendja nga katastrofa reale me jetët e qytetarëve, të shkaktuar nga pushteti i paaftë.

Po, është e saktë se isha me dy miqtë e mi në një restorant në Debar Mëhallë, për herë të parë pas heqjes së ndalesës për vizitë në objektet hotelierike, për çka edhe nuk isha i informuar mjaftueshëm për protokollet e reja. Nëse ky do të ishte mëkati im i parë më i madh dhe gabimi im, unë këtë e pranoj dhe jam i gatshëm të paguajë gjobë për këtë. Nuk mendoj se njerëzit nuk dinë të bëjnë gabime, me rëndësi është që gabimi të jetë i atillë që t’i bëjë dëm dikujt, të dëmtojë dikë, të jetë i pakorrigjueshëm”, ka shënuar Mickoski.