Lidhje me gjeneralin, Shqipëria shpall “non grata” dy diplomatët iranianë

Advertisment

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot të shpallë “non grata” dy përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.

Këta persona shpallen të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Reklame

Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.