Liga e Arabëve dënon vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasadë në Jerusalem

Advertisment

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit e ka dënuar sot vendimin që Serbia dhe Kosova të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem të Izraelit.

Sipas tij, ky vendim duhet të shpallet i pavlefshëm, transmeton Indeksonline.

Reklame

Në një deklaratë të dhënë sot, Gheit tha se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit.

Sipas tij, vendet janë të ndaluara të vendosin ambasada në Jerusalem pasi ky vend cilësohet si i okupuar./Indeksonline/