Ligji për lojërat e fatit”, Duraku me apel për partitë: Mbështeteni ligjin e BDI-së

Advertisment

Propozim ligji për lojërat e fatit i cili propozua nga deputetët e BDI-së nga sot hyn në procedurë parlamentare.

Ky propozim ligj pas kërkesës së Lëvizjes Anti-Bixhoz për dislokimin e objekteve të lojërave të fatit 3 kilometra larg vendbanimeve.

Reklame

Lëvizja Anti-Bixhoz edhe gjatë një konference të cilën e mbajtën dje kërkuan që ligji të miratohet në të kundërtën thanë se nuk do të ketë vota për partinë e cila nuk e përmban.

I menjëhershëm dje ishte reagimi i ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që partitë ta përmbajnë dhe ligji të miratohet. Por për të njëjtin, sot ka shkruar edhe zëvendëskryeministri, Sadulla Duraku. Sikurse Bekteshi edhe Duraku ka bërë thirrje që ky propozim-ligj të përkrahet nga të gjitha partitë politike.

“Apelojmë deri te partitë politike të mbështesin ligjin e propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, sot në seancë plenare! Apelojmë që interesi i përgjithshëm të jetë mbi atë partiak, të jemi të përgjegjshëm, të matur dhe vendimtar. Kazinot dhe bixhozi larg vendbanimeve”, ka shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, Sadulla Duraku.