19 të infektuar të rinj nga Kovid-19 janë regjistruar në rajonin e Kumanovës, konfirmoi për TV21, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë, Arif Latifi.
Nga këto raste, në fshatin Nikushtak janë 9 raste, në Mateç 7 raste dhe një rast është në Vaksincë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë shënuar 120 raste të reja, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë.