Lind viçi me dy koka dhe shpina

Advertisment

Një viç me dy koka ka lindur në një fermë në SHBA.

Lindja tronditi të gjithë fermerët e asaj zone, të cilët pretenduan se nuk kishin parë diçka të tillë qe pesë breza, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Reklame

Scott Kolousek nga Wessington Springs, Dakota e Jugut, SHBA, po priste që të lindë lopa e tij, meqë ishte në sezonën e të pjellave.

Këmbët e para dhe koka e viçit doli jashtë, dhe gjithçka dukej normale, por më pas fermeri u çudit nga pamja e jashtme e kafshës.

“Të gjithë fshatarët që ishin prezent, përfshirë edhe veterinarin, nuk kishin parë diçka të tillë më herët”, deklaroi Amber, pronari i kafshës.