Lindi një vajzë, tre persona paraqiten si baballarë në repartin e Gjinekologjisë

Një histori e çuditshme ka ndodhur në Palermo të Siçilisë në Itali. Gjithçka nisi kur në repartin e gjinekologjisë erdhi në jetë një vajzë ku pas lindjes së saj u paraqitën në repart tre aspirantë për baballarë.

Që të gjithë mbetën pa fjalë kur panë tre aspirantë të interesuar për të njëjtën grua dhe të njëjtën foshnje. Situata u bë tejet konfuze duke bërë që të tre aspironin atësinë foshnjës.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Në fillim nisën fyerjet dhe më tej edhe kacafytjet. Bëhet fjalë për tre djem të moshës 31 vjeçare ku për menaxhimin e situatës u lajmërua policia. Gjithçka u zgjidh nga nëna e fëmijës një vajzë 24 vjeçare i cili i identifikoi tre të interesuarit për të dhe fëmijët.

Mjekët e nxorën nga spitali vajzën bashkë me foshnjën dhe babanë e vërtetë të vajzës duke lënë me gisht në gojë dy të tjerët.

 

Gjithë konfuziteti lindi për shkak të tre lidhjeve sentimentale të vajzës në të njëjtën kohë, pa dijeninë e asnjërit.
Lajmi po bën bujë në rrjetet sociale ndërsa nuk dihet se si do ecë lidhja e vajzës, me atë që identifikoi si babanë e foshnjës.