Liqeni Treska, pa investime prej shumë vitesh

Advertisment

Kjo është si mushkëritë e bardha të Qytetit të Shkupit. Nëse kjo nuk ekziston nuk ekziston as qyteti i Shkupit.

Kështu e cilësojnë qytetarët, Liqenin Treska në Saraj të Shkupit, i cili thuajse dy dekada është jofunksional. Autoritetet çdo vit premtojnë investime për ringjalljen e tij. Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, thotë se janë në fazën finale të përmbylljes së projektit i cili së shpejti do të miratohet. Por kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se problemi qëndron tek mungesa e fondeve.

Reklame

Këto dy tre ditë do e marrim mendimin pozitiv prej Qytetit të Shkupit me të cilët sot isha në takim, pastaj në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe pëlqimi i fundit do të merret nga Ministrinë e Transportit dhe do ta miraton Këshilli Komunal i Komunës së Sarajit- deklaroi Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

Ku është problemi, pse nuk mund të gjeni gjuhë të përbashkët? Me siguri është edhe tek mungesa e parave pasi nuk mundet qyteti në tërësi ta financojë atë, duhet edhe një pjesë Komuna e Sarajit- pohoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Qytetarët thonë se Liqeni është ndërtuar në fund të viteve të 70-ta me vet-kontribut të gjithë qytetarëve të Shkupit.

Edhe pse Liqeni nuk është funksional, megjithatë janë qindra qytetar të cilët në nivel vjetor paguajnë qira për kampet e tyre rimorkio për të ardhur dhe për të pushuar në fundjavë ose ditëve të ngrohta, megjithatë ja si duket rrugica e cila të çon nëpër ato kampe.

Dikur ky liqeni i Treskës gjatë sezonit të verës tubonte rreth 10 mijë vizitor në ditë ndërsa sot paraqet rrezik për jetën e atyre pak personave që marrin guximin të futen në brendinë e tij./Alsat