Liqeni Treska shpallet Zonë zhvillimore turistike, mbi 200 milionë euro investime

Qeveria sot mori vendim për të shpallur Liqenin Treska në Saraj në Zonë zhvillimore turistike.

Për zhvillimin e Zonës turistike janë parashikuar investime prej më shumë se 200 milionë euro dhe do të hapen qindra vende të reja të punës.

“Është parashikuar ndërtim i kompleksit hotelerik, terrene sportive, akua-park, kënde për lojë, kopshte botanike, vikend-shtëpiza dhe objekte tregtare”,

ka njoftuar me këtë rast ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.