Ilir Hasani: Hapja e kufijve me shtetet fqinje nuk do të rit numrin e të infektuarve me Koronavirus

Advertisment

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani tha se në mbledhje është diktuar hapja e kufijve dhe se kjo ka qenë një nismë e përbashkët.

“I diskutuam në mënyrë shumë të sinqertë argumentet të cilët flasin për mbajtjen e kufirit mbyllur në ditët e sotme dhe kjo nuk do të na përmirësonte gjendjen me COVID-19 gjatë ditëve të ardhshme”, tha Hasani.

Reklame

Sipas tij, lëvizja e qytetarëve mes kufijve nuk do të riste numrin e të infektuarve dhe se kjo është dëshmuar me rastin me Shqipërinë.

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme qeveria pritet që të votojë hapjen e kufijve me shtetet fqinje pa PCR test./Telegrafi