Lirim Shabani sot pritet të zyrtarizohet për drejtor të MALMED

Advertisment

Qeveria e Maqedonisë së Veriut prej sot do të nis me emërimin e drejtorëve. Kjo u paralajmërua edhe nga kryeministri Zoran Zaev.
“Disa nga vendimet do të miratohen sot. Do të ketë vendime edhe për shpalljen e konkurseve, pasi që në disa institucione për postet udhëheqëse kërkohen konkurse”, theksoi Zaev.

Siç mëson INA, një nga drejtorët e parë të emëruar do të jetë Lirim Shabani, i cili do të emërohet drejtor i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED). Ai në këtë detyrë do të zëvendësoj Visare Rizën,e cila ishte kuadër e Alternativës.

Reklame

Lirim Shabani deri më tani ka ushtruar detyrën e sekretarit shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, ndërsa më parë ka qenë edhe ministër i Pushtetit Lokal.

Po ashtu për drejtor të ndërmarrjes Rrugët Shtetërore pritet të emërohet Ejup Rrustemi, që deri tani ishte drejtor në Postën e Maqedonisë.

Nga Qeveria kanë informuar se për 10 deri 15 ditë do të përfundoj procesi i emërimeve të drejtorëve të drejtorive dhe agjencive shtetërore. (INA)