Advertisment
Deri në 90 për qind janë ulur çmimet e produkteve në këtë dyqan në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Për shkak të krizës së rëndë të shkaktuar nga koronavirusi, disa nga produktet po shiten më lirë nga sa janë blerë, thotë menaxheri i dyqanit, Rexhep Avdiu, gjatë një prononcimi për gazetën LAJM. Por, edhe krahas çmimeve të ulëta, blerës nuk ka.
Avdiu thotë se, për të është e rëndësishme vetëm të shpëtohet biznesi nga falimentimi.
Reklame