Lisa Bauta del kundër Grubit dhe Kasamit: Dygjuhësia nuk mund të imponohet tek pronarët privatë

Advertisment

Lisa Bauta Shaqiri e njohur si vajza e referit të njohur Bekim Bauta dhe bashkëshortja e këngëtarit Beni Shaqiri, Lisa Bauta Shaqiri, përmes një statusi në FB ka kritikuar Artan Grubin dhe Bilall Kasamin lidhur me deklartimet e tyre të fundit sa i përket punësimit të shqiptarëve nëpër kompanitë e mëdha private si T-Home, EVN etj.

Lisa shprehet se shqiptarët janë të aftë aq sa edhe maqedonasit dhe i lutë Kasamin dhe Grubin.

Reklame

Ja çfarë shkruan ajo në FB:

Artan Grubi paska premtuar subvencione për kompanitë private të cilat do të punësojnë shqiptarë (dhe pakica tjera), derisa Bilall Kasami ka kërkuar dygjuhësi në kompanitë private sepse një pjesë e shqiptarëve nuk ditkan maqedonisht!

Djemë, të kuptohemi!

Së pari ne nuk jemi as idiotë, as të paarsimuar, as aq të paditur, e falë Zotit të shëndetëshëm, dhe konkurojmë në tregun e punës barabartë edhe me maqedonas edhe me gjermanë e të tjerhë, edhek ëtu edhe jashtë vendit!.

Ne nuk jemi aspak më profesionistë nga njëri tjetri, e gatishmëria profesionale është individuale dhe çdosecili punon sipas meritave në kompani private.

E dyta, rrallë cili shqiptar i diplomuar nuk di maqedonisht. Ata që kanë studiuar jasht Maqedonisë ndoshta nuk dinë, por ata nuk kthehen këtu t’iu lusin juve, por punësohen në TOP firma në Europë dhe amerikë..

Dygjuhësia nuk mund të imponohet tek pronarët privatë, e as gjuha maqedone nuk mund të imponohet tek firma shqiptare private që punojnë këtu.

Në sektorin privat tanimë ekziston dygjuhësia dhe kjo sjellë ekstra përfitime. Filloj me berberin që e kam komshi dhe flet përpos gjuhës së tij maqedonase edhe shqip.

Dhe në fund, ndaloni të na nënçmoni dhe të na prezantoni si kuadër më pak kualitativ nga të tjerët! Kjo populistikë e juaj e lirë dhe lojë aq shumë patriotike kontribon të ngjasojmë aq më tepër inferiorë nga ajo sa ju dukemi maqedonasve”, ka shkruar Lisa Bauta Shaqiri./tetova1-Zhurnal/