Lista e ASH e cila nuk u votua në kuvend

Lista e cila nuk kaloi në Kuvendin e ASH-së që u mbajt sonte në Gostivar e që autorizoi liderin e ASh-së Ziadin Selën të përpilojë listat zyrtare për të dorëzuar nesër në KSHZ

Eksklzivisht portali TetovaSot siguron listën që nuk kaloi sonte:

Reklame

Zona 1

Bekim Sali -ASH ,Dardan Hyseni ,Valbona Reka

Zona 2

Afrim Gashi -AAA , Elmi Aziri -ASH

Zona 3

Jozyrtarisht – Arben Taravari

Zona 5

Syrja Rashidi – ASH ,Remzi Memedi -ASH

Zona 6

Ziadin Sela ,Altrim Mamuti – “Adnan Neziri ” mund të zëvendësohet ,Arta Toci – “Ilirie Dauti” – mund të zëvendësohet ,Hysni Ismaili – AAA ,Halil Snopce ,Afije Donika Bakiu ,Afan Ademi- AAA

Siç mëson TS, kjo listë është refuzuar pas shumë paknaqësive të shumta dhe disa kandidatë që nuk do të jenë në listë kanë kërcënuar se do të prishin degët e partisë prej të cilët vijnë.

Ndryshe sonte edhe vet lideri i ASH-së, Ziadin Sela u shpreh pas përfundimit të mbledhjes se lista do të dorzohet nesër që i bie se sonte nuk ka kaluar në kuvend të ASH-së. AI tha se të sigurt janë vetë Afrim Gashi si bartës liste dhe vet ai në zonën 6.

“ASH kishte kuvendin qendror në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit dhe afër afateve për të dorëzuar listat. Në mënyrë unanime kuvendi miratoi propozoi propozimet që kanë ardh nga kuvendet e degëve dhe më ngarkoi mua si kryetar partie që të përpilojë listat përfundimtare që do të dorëzohen nesër në KSHZ. Kjo ishte pak a shumë epilogu i takimit të organit më të lartë partiak”, theksoi Sela. Ai tha se do të kandidohet në cdo zonë 1,2, 3, 5 dhe 6 dhe janë duke menduar edhe për variantin në zonën 4 zgjedhore./TS/